21 dhjetor 2009

Cech: Chelsea mund të luajë pa Drogba

Portieri i Chelseat, Petr Cech, nuk shqetësohet për faktin që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, do të mungojë muajin e ardhshëm.

Drogba, së bashku me afrikanët tjerë te Blutë (Salomon Kalou dhe Michael Essien) do të luajnë me përfaqësueset e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës, ashtu që do të mungojnë për pesë javë nga fundi i dhjetorit.

“Mendoj se kemi bërë rotacion me lojtarët deri më tani dhe kemi pasur sukses, prandaj shpresojmë që sërish të ndodhë e njëjta gjë”.

“Kuptohet që do të na mungojnë këta lojtarë, mirëpo duhet të përgatitemi për janar. E dinim se ata do të largoheshin, prandaj është vetëm çështje e përshtatjes”.

“Kemi një skuadër me lojtarë kualitativë, të cilët do ta kenë mundësinë të luajnë, dhe ata do të dëshmohen për ne”, ka thënë çeku për
The London Informer.