21 dhjetor 2009

Tri javë moslojë për Mascheranon

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, nuk do të luajë tri javë si pasojë e lëndimit të gjurit që pësoi në ndeshjen kundër Portsmouthit.

Argjentinasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen, të cilën Liverpooli e humbi me rezultat 2-0 në Fratton Park, ndërsa ky ishte kartoni i dytë i kuq i sezonit për të.

Liverpooli ka njoftuar se ekzaminimet mjekësore kanë treguar për një lëndim serioz, i cili do ta mbajë jashtë fushe në tri javët e ardhshme.