19 dhjetor 2009

Borriello: Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Milan

Sulmuesi i Milanit, Marco Borriello, thotë se ai kurrë nuk ka menduar të largohet nga Milani.
Italiani është duke gëzuar formën më të mirë që kur është transferuar te Milani dhe shpreson të gjejë vend edhe në formacionin e trajnerit Marcelo Lippi për kupën botërore, Afrika e Jugut 2010.
“Dua të konfirmoj pozitën time dhe të stabilizoj veten në Milan. Gjithmonë kam dashur të rikthehem këtu dhe të tregoj se sa vlej. Është një sfidë të cilën nuk dua ta humb. Ideja e largimit nga Milani kurrë nuk më ardhur në mendje. Kurrë nuk jam ndjerë i nënvlerësuar”, ka thënë sulmuesi.