19 dhjetor 2009

Buffon do të jetë gati për Milanin

Portieri i Juventusit Gianluigi Buffon mund të kthehet shpejtë nga operimi në gju, për të luajtur në super-duelin me Milanin më 10 Janar.

Buffon, që hyri nën thika të dielën e kaluar për të shmangur një problem të meniskusit, është duke bërë progres rapid për tu rikuperuar, dhe raporte nga Torino thonë se ai do të kthehet me kohë për Milanin.

Sipas mediave Italiane, operimi i Buffon zgjati vetëm 15 minuta gjë që la përshtypje se problemi nuk ishte serioz. Thuhet se Buffon do të jetë i gatshëm për lojë brenda dy javësh.