06 dhjetor 2009

Bordeauxi përforcon kreun e tabelës

Skuadra e mirënjohur franceze, Bordeauxi e fitoi kreyndeshjen e javës, duke e mundur me rezultat 1:0 skuadrën e PSG-së. Futbollisti Plasil në minutën e 24-të ia ka siguruar fitoren skuadrës së Bordeauxit dhe njëherësh më këto tri pikë e ka përforcuar në kreun e tabelës me 31 pikë. Futbollistët e Montpellieres shënon fitore të rëndësishme në javën e 15-të, duke e mposhtur me shifra 2:1 skuadrën e Le Mansit. Golat e fitores për Montpelleren i shënuan Aït-Fana (13’) e Compan (73’) dhe për rivalin shënoi Le Tallec (62’). Ish-skuadra e Lorik Canës, Marseilles si udhëtues shkëlqeu me rezultat 3:1 kundër Nices. Kjo ndeshje ishte shikuar nga 16 mijë shikues dhe panë gola të bukura. Coulibaly shënoi në minutën e 33-të golin e nderit për mikpritësit, ndërsa për Marseillen realizuan Niang (19’), Lucho Gonzalez (77’) dhe Koné (87’). Rennes fitoi 1:0 ndaj Lorientit dhe atë falë golit të hershëm të shënuar nga futbollisti Sow pikërisht në minutën e 3-të. Ndeshja e vetme që përfundoi pa gola ka qenë në mes Saint-Etienne – Sochaux, ndërsa Valenciennes mrekulloi me lojë dhe fitoi 3:1 në takim me Monacon e fortë. Golat për Valenciennesin i konkretizuan: Ducourtioux (27’), Samassa (85’), Ben Khalfallah (93’) dhe Nene (50’) për Monacon.