06 dhjetor 2009

Advocaat afër AZ Alkmaarit

Pas shkarkimit të Ronald Koemanit, klubi holandez AZ Alkmaar pritet të emëroj Dick Advocaatin për trajner të ri të ekipit kanë bërë të ditur mediat belge, të dielën.
Advocaat, ish selektor i Holandës, aktualisht në drejtim të Belgjikës, mund të kombinoj detyrat.
AZ e shkarkoi Koemanin pas startit të dobët të sezonit që ka lënë ekipin larg garës për titull në pozitën e gjashtë me vetëm 25 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara.