12 dhjetor 2009

Lajme për Futbollistet dhe Futbollin Shqiptar...

Zverdhen vëllezërit Kuçi

Shefki e Njazi Kuçi, Shqipëron Skeraj e Ervin Skela luajtën titullarë në përbërjen e skuadrës së Koblenzit, e cila ka pësuar humbje të lartë 0:3 si udhëtues nga skuadra e Kaiserslauternit. Koblenzi nuk është në formë dhe në çdo javë po e përkeqëson renditjen e tabelës. Njazi Kuçi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 67-të, ndërsa vëllai i tij, Shefkiu zverdhet dy minuta më vonë. Almir Murati është aktivizuar në lojë në minutën e 67-të në vend të Eversonit, ndërsa Njazi Kuçi është zëvendësuar në minutën e 83-të nga futbollisti Gebler. Koblenzi zë vendin e 16-të me 12 pikë, ndërsa Kaiserslautern renditet në pozitën e parë me 39 pikë

Fejzullahu standard kundër Ajaksit

Futbollisti Erton Fejzullahu, anëtar i NEC Nijmegenit përndryshe reprezentues i kombëtares së Suedisë U-21 luajti 90 minuta të plota kundër skuadrës së njohur Ajaksi, në javën e 17-të të Kampionatit të Holandës në futboll. Ajaksi para adhuruesve të vet pa vështirësi shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj NEC Nijmegenit. Skuadra e Fejzullahut me gjithë angazhimin nuk ka pasur mundësi të bëjë më shumë, madje nuk arritën të shënojnë as golin e nderit, pasi që hasën në një mbrojtje të fortë të mikpritësit. Ajaksi zë vendin e tretë me 38 pikë, ndërkaq NEC pozicionohet i parafundit (17-ti) në tabelë me vetëm 13 pikë të tubuara.

Vata luajti nga minuta e 74-të për Wuppertalerin

Futbollisti shqiptar, Fatmir Vata, ka luajtur vetëm 16 minuta në humbjen befasuese të skuadrës së tij, Wuppertaleri, në javën e 20-të ligës së tretë gjermane. Skuadra e Wuppertaler pësoi humbje minimale 1:2 në takim me skuadrën Heidenheimit. Vata me Wuppertalerin ishte pritur të arkëtojnë tri pikë, por luajtën dobët dhe pësuan edhe humbjen e radhës, për çka ia ka komplikuar punët në renditjen e tabelës, duke e renditur në vendin e 19-të me vetëm 22 pikë.

Curri e Ramaj titullarë në trepikëshin e ri

Futbollistët shqiptarë, Skerdilajd Curri dhe Alban Ramaj ishin titullarë në radhët e AUE-së, e cila shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër Offenbachit, në javën e 20-të të ligës së tretë gjermane. AUE ishte në disavantazh 0:2, por e riktheu rezultatin dhe shënoi fitore me rezultat 4:2. Ramaj luajti 46 minuta, ndërsa Curri 88 minuta, duke dëshmuar lojë angazhuese dhe ndër kontribuues për këtë fitore të rëndësishme. AUE më këtë fitore kaloi në vendin e dytë me 34 pikë, ndërsa Offenbach bie në vendin e katërt me vetëm 33 pikë.

Gjasula 90 minuta të plotë

Jurgen Gjasula nuk iu gëzua fitores me skuadrën e tij, FSV Frankfurt, duke luajtur baras në shtëpi 0:0 me skuadrën e Ahlenit, në javën e 16-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Gjasula luajti 90 minuta, por nuk ishin të shkathët me bashkëlojtarë që të shënojnë edhe golin e fitores. FSV Frankfurt zë vendin e 17 me 10 pikë të tubuara, duke lënë një pozitë më poshtë rivalin me vetëm 8 pikë. FSV Frankfurti në ndeshjen e ardhshme e pret shumë punë e vështirë për të siguruar ekzistencën në këtë rang të garave.

Dinamo nuk falë askënd

Skuadra e Dinamos nga Tirana nuk falë askënd, e cila edhe këtë javë si udhëtues i ka shkatërruar me rezultat 3:1 “djemtë e detit” përkatësisht Teutën e Durrësit. Dinamo në çdo javë po luan mirë dhe më mirë dhe rezultati është edhe treguesi më i mirë. Dinamo e para kaloi në epërsi, duke iu bërë me dije vendasve se nuk mund të ndalin as të vetmen pikë. Në minutën e 9-të Bekim Kuli shënoi për epërsinë 0:1 për Dinamon. Rafael Soza, një futbollistë i shkathët e ka ngritur epërsinë në 0:2, duke ia prerë këmbët futbollistëve durrsakë. Pas dhjetë minutave lojë, mikpritësit fitojnë një penallti, të cilën me dinakëri e konkretizoi Vangjel Mile (35’). Në pjesën e dytë, Dinamo e njëjta kopje e pjesës së parë, duke dëshmuar cilësi. Elis Bakaj në minutën e 65-të shënoi edhe për rezultatin përfundimtar 1:3, duke i dhënë një hidhërim të madh adhuruesve të Teutës. Futbollistët e Dinamos janë drejt titullit të 18-të të Shqipërisë. Dinamo i prin tabelës me 38 pikë ose duke e lënë pas vetes me 13 pikë më pak në vendin e dytë, Besën e Kavajës. Në ndeshjen tjetër të javës së 14-të të Kampionatit të Shqipërisë, Shkumbini i Peqinit shkëlqeu, duke e dërrmuar me rezultat 3:0 Apoloninë e Fierit. Qysh në minutën e 6-të ka shënuar golin e parë pikërisht nga penalltia Ilirjan Caushaj. Rezultatin 2:0 për Shkumbinin e shënoi Roland Dervishi (60’) dhe Ilirjan Caushaj (62’) shënoi për herë të dytë gjatë kësaj ndeshje dhe për fitoren 3:0. Kampioni në fuqi, Tirana para dashamirëve të saj luajti me rezultat 1:1 me Gramozin. Kjo ishte një pikë me vlera të mëdha për skuadrën e Gramozit, ndërsa Tirana mbetët tejet e befasuar më këtë barazim. Devis Mukaj ka shënuar në minutën e 11-të nga penalltia për Tiranën dhe ka barazuar 1:1 Marcos Dos Santos pikërisht në minutën e 52-të nga penalltia. Tirana radhitet në vendin e tretë me 22 pikë, duke ngelur tri pikë më pak se i dyti në tabelë dhe gjasat e saj për titull janë kurrfarë.

Rezultatet

Teuta-Dinamo 1:3
Tirana-Gramozi 1:1
Shkumbini-Apolonia 3:0

Tabela

1. Dinamo 14 12 2 0 27:7 38
2. Besa 13 7 4 2 13:6 25
3. Tirana 14 6 4 4 14:11 22
4 Apolonia 14 6 3 5 21:17 21
5. Teuta 14 6 1 7 15:20 19
6. Shkumbini 14 5 3 6 14:14 18
7. Laçi 13 4 4 5 14:14 16
8. Kastrioti 13 4 4 5 12:15 16
9. Skënderbeu 13 3 4 6 15:17 13
10. Vllaznia 13 3 3 7 9:15 12
11. Gramozi 14 2 6 6 9:18 12
12. Flamurtari 13 2 4 7 8:17 10