24 dhjetor 2009

Benzema nuk largohet

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi.
Ylli francez, edhe pas transferimit në kryeqytetin spanjoll gjatë verës së këtij viti, ka vazhduar të përmendet si objektiv i Manchester Cityt dhe i Chelseas.
Mirëpo, 22 vjeçari ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Reali, pasi ka gjetur vazhdimësinë e kërkuar dhe vend në formacionin bazë. “Dua të fitoj me fanellën e Real Madridit. Nuk dua të largohem nga klubi. Ndihem mirë dhe e ardhmja ime qëndron këtu”, deklaroi Benzema.