24 dhjetor 2009

Ballack pret marrëveshje

Mesfushori i Chelseas, Michael Ballack beson se do të vazhdojë kontratën në Stamford Bridge.
Marrëveshja e kapitenit të Gjermanisë me gjigantin londinez skadon gjatë verës, por ai është optimist se do të mbetet në klub.
“Do të ulemi për të biseduar së shpejti, por nuk jam nën presion. Të dyja palët i njohin qëndrimet e njëra-tjetrës dhe nuk pres të kemi probleme”, deklaroi Ballack.