24 dhjetor 2009

Tottenham kërkon Babelin

Tottenham është i interesuar për mesfushorin ofensiv të Liverpoolit, Ryan Babel.
Tabloidi anglez The Mirror ka njoftuar të enjten se menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, dëshiron të transferojë yllin holandez, i cili ka humbur vendin në formacionin e parë të Liverpoolit.
Babel, 23 vjeç, ka dështuar të shfaqë potencialin e tij në Anfield Road, por Redknapp beson se mund të nxjerrë maksimumin prej tij, nëse e sjell në White Hart Lane.
Liverpool mund të jetë i interesuar ta shesë Babelin për të financuar blerjen e sulmuesit të Aston Villas, Emile Heskey.