11 dhjetor 2009

Bendtner mungon deri për Vitin e Ri

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se sulmuesi Nicklas Bendtner do të qëndrojë jashtë fushës deri në Vitin e Ri. 21 vjeçari ishte operuar në nëntor pas një problemi në ijë gjatë fitores 3-0 ndaj Tottenhamit më 31 tetor dhe ishte pritur të kthehet shpejt.
“Të themi për Vitin e Ri. Është dëshpërim i madh sepse ai u tregua mjaft i mprehtë në sulm këtë sezon”, tha Wenger. Bendtner ka vuajtur nga lëndime të ndryshme këtë sezon dhe startoi në vetëm katër ndeshje për Topxhinjtë.