11 dhjetor 2009

Perotti mbetet në Sevilla

Mesfushori argjentinas Diego Perotti ka nënshkruar kontratë të re me Sevillan deri në vitin 2015, ka bërë të ditur klubi spanjoll të premten.
Dëmshpërblimi i Perottit, i obliguar nën ligjin spanjoll është rritur në 48 milionë euro, pas spekulimeve se gjigantët Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuara për të.
Perotti, 21 vjeç, është biri i mesfushorit të Boca Juniorsit nga vitet e 80-ta, Hugo Perotti.
Perotti ka debutuar për Sevillan në muajin shkurt dhe zgjoi interesim me paraqitjet e mira në krahun e majtë.