16 dhjetor 2009

Beckham: "Po i numëroj ditët deri në kthim"

Mesfushori anglez David Beckham së shpejti (për herë të dytë) nga LA Galaxy do të vijë si huazim në skuadrën italiane Milan, ndërsa në bisedë për Sky Sports ka zbuluar se beson që rossonerët mund të ia rrëmbejnë titullin kampionit Interit. "Përzgjedhësi ma ka sqaruar se duhet të luajë në Milan për të qenë konkurrentë për udhëtim në Kampionatin botëror. Ëndërrojë një finale kundër Italisë", ka pranuar Becks. Çfarë planesh ka me Milanin? "Po i numëroj ditët që kanë mbetur kur sërish do të vesh fanellën e Milanit. Besoj se mund ta arrijmë Interin dhe të luftojmë për titull. Dëshiroj të ndjehem pjesë e kësaj skuadre, do të luajë aty ku mendon trajneri i tanishëm. Ndërrimi i strategut nuk do të ndikojë në lojën time. I gëzohem dhe jam i nderuar që do të luajë në Ligën e kampionëve".