16 dhjetor 2009

Gilla: Do të festoj nëse shënoj kundër Milanit

Sulmuesi i Fiorentinas, Alberto Gilardino- thotë se nëse arrin të shënojë përballë ish-skuadrës së tij, Milan, në ndeshjen e të shtunës mbrëma- do ta festojë golin.
“Po lë gjurmë në Firence dhe po punoj shumë. Nuk guxojmë të gabojmë kundër Milanit. Nëse shënoj, atëherë do të festoj”.
“Jam i sigurt se do të luajmë mirë kundër Milanit. Dëshirojmë të reagojmë pas humbje nga Chievo, por nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime që i bëmë në atë ndeshje”, ka thënë Gilla për Tuttosport.