19 dhjetor 2009

City fiton trillerin

Manchester City ka mposhtur Sunderlandin në stadiumin e qytetit të Manchesterit, në një ndeshje jashtëzakonisht interesante që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 4-3.
Ky takim ishte krucial për të ardhmen e Mark Hughes në stolin e Cityt, dhe fitorja ishte e domosdoshme.
Me të filluar takimi, në minutën e 4 Roque Santa Cruz shënon për 1-0. Tetë minuta më vonë, Carlos Tevez shënon nga penaltia për 2-0.
Tani dukej se gjithçka kishte përfunduar, por në fakt ndeshja sapo kishte filluar.
John Mensah në minutën e 16 shënon për 1-2. Në minutën e 24 Henderson barazon rezultatin në 2-2. Takimi morri rjedhë tjetër.
Craig Bellamy në minutën e 35 shënon për 3-2 për ta dërguar në epërsi Cityn në pushim të pjesës së parë.
Në minutën e 62 Jones shënon për 3-3. Shpresat e Sunderland tani ishin rritur.
Gjithçka shuan autori i golit të parë dhe i golit tani të fundit Roque Santa Cruz kur shënoi për 4-3.
Manchester City tani ka pikë të barabarta me Arsenalin në pozitën e pestë, por top çinjtë zhvillojnë takimin me Hull Cityn në ora 18:30.