02 dhjetor 2009

Bayern interesohet për Kiessling

Bayern Munchen duket se ia ka vënë syrin sulmuesit Stefan Kiessling, i cili aktualisht luan tek Bayer Leverkusen.
25 vjeçari ka kontratë me “farmaceutikët” deri në vitin 2012, mirëpo kur bëhet fjalë për gjigantin bavarez, gjithçka bëhet e mundur.
Për golashënuesin më të mirë të Bundesligas aktualisht, interesim ka shprehur edhe Arsenal.
Menaxheri i tij, Ali Bulut, ka thënë se në të ardhmen mund të lëvizë diçka rreth largimit të mundshëm të Kiessling nga kuqezinjtë.