02 dhjetor 2009

Carrick mbetet në Man. Utd

Ditëve të kaluara, ishte përhapur lajmi për një shkëmbim të mesfushorëve ndërmjet Manchester United e Tottenham. Michael Carrick, nga “Djajtë e Kuq”, do të shkonte tek ekipi londinez, në shkëmbim të kroatit Luka Modric.
Mirëpo, sipas të përditshmes angleze, Daily Mail, vet 28 vjeçari, e ka hedhur poshtë këtë mundësi. “Manchester është maksimumi që mund ta arrijë një futbollist. Jam i lumtur këtu dhe nuk mendoj të largohem”, tha Carrick.