17 dhjetor 2009

Barça në luftë për Fabregas

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka deklaruar se gjiganti spanjoll do të luftoj deri në frymën e fundit për të siguruar shërbimet e super mesfushorit të Arsenalit, katalanit, Cesc Fabregas.
22 vjeçari kaloi nëpër akademinë e klubit katalan, para se ti bashkohej Arsenalit si 16 vjeçar në 2003. Ai regullisht ishte lidhur me një kthim në vendlindje përkundër asaj që ai deklaroi se është i lumtur në Londër.
“ Cesc Fabregas dëshirohet prej neve për shumë arsye.”është cituar Laporta për The Sun.
“ Barcelona ka vendosur të luftoj për atë.”
“ Paratë? Kjo do të vendoset në Mars kur do të bëjmë strategjinë e transferimit të tij.”
“ Cesc është lojtar shumë i madh. Qëllimi ynë është ti bindim londinezët. Nuk do të jetë lehtë por kemi mardhënie të mira me Top Çinjtë.”
Tabloidi spekulon se një ofertë prej 40 milion funtash është në tavolinë. Nëse kjo ofertë do të dështoj, Barcelona do të ofroj 30 milion funta plus Yaya Touren për Fabregasin.