17 dhjetor 2009

Terry: Chelsea në rrugë për 90 pikë

John Terry insiston se Chelsea është në rrugë të mirë për të arritur 90 pikë në Premier League këtë sezonë, përkundër mbrojtjes katastrofale gjatë ndërprerjeve.
Me Manchester Unitedin në vendin e dytë tri pikë më pak se Chelsea, Terry beson se skuadra e tij do të mund të kishte avantazh më të lartë ndaj United, po që se mbrojtja do të ishte më e mprehtë.
“ Ne duhet të jemi më tej në maje të Premier Ligës dhe duhet që ta fajsojmë veten.”
“ Unë kuptoj që të gjithë janë të frustruar, mbrojtja jonë gjatë ndërprerjeve është e papranueshme.”
“ Ne e kemi synimin e 90pikëve dhe këtë sezon ne jemi i vetmi ekip që do ta arrij këtë. Të shtunën ne i lamë pikët e para në shtëpi, dhe do të jetë hera e fundit që e kemi bërë këtë.”
Chelsea takohet me West Hamin të dielën.