17 dhjetor 2009

Florentino: Ronaldo dhe Reali kombinim ideal

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se klubi është i ngazëllyer me muajt e parë të Cristiano Ronaldos në klubin spanjoll.
Pavarësisht se qëndroi dy muaj jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju, Ronaldo ka qenë i jashtëzakonshëm për Real Madridin që nga arritja e tij nga Manchester United gjatë verës, për një shumë prej 94 milionë euro.
“Ai dëshiron të jetë më i miri dhe këtë dëshiron edhe Madrid, andaj ky është një kombinim shumë i mirë. Ne kemi nevojë për lojtarë të cilët mendojnë se ëndrrat nuk janë të parealizueshme”.
“Unë e njoh atë dhe ka shumë gjëra që thuhen dhe të cilat nuk janë të vërteta. Cristiano Ronaldo dhe Bernabeu janë një kombinim i përkryer”, ka thënë Perez.