19 dhjetor 2009

Anjeli: Unë dhe Xhoni, si Avokati dhe Doktori

Pas shumë kohësh, nipi i ish-presidentit të Juventusit ka shkuar të vizitojë skuadrën në Vinovo

Ka qenë ora 10:45 kur, Xhon Elkan është paraqitur në qendrën strvitore të Juventusit. Një vizitë e parashikuar, duke pasur parasysh paraqitjet e skuadrës. Ndërsa, ajo që nuk pritej ka qenë se bashkë me nipin e Avokatit ka qenë dhe djali i Umberto Anjelit, Andrea, emri i të cilit është thirrur javën e kaluar nga tifozët ultras juventin në ndeshjen e Championsit kundër Bajernit. Justifikimi për këtë vizitë të papritur ka qenë ai i urimeve me rastin e festave të fundvitit. Gjithsesi, prezenca e Andrea Anjelit ka qenë domethënëse po aq sa e pazakontë. Pas ‘Calciopoli’-t ka qëndruar gjithmonë larg ‘lodrës’ së familjes: paraqitje të rralla në stadium, asnjëherë në fushë.

Megjithatë, me një kuotë të “Xhiovani Anjelit&Company” (trashëgimtarët e Umbertos kanë 9,4% të aksioneve), që kontrollohet nga kompania “Exor”, që nga ana e saj zotëron numrin më të madh të aksioneve të Juventusit, Andrea është pjesë e qëndrueshme e klubit. Dhe rishfaqja e tij, pikërisht gjatë krizës që po kalon skuadra, ka bërë që të gjithë të mendojnë për rikthimin e një pjestari të familjes Anjeli në drejtim të klubit, përndryshe kjo vizitë nuk do të kishte qenë publike. Në të vërtetë kjo gjë nuk bën pjesë në programet për të ardhmen e afërt, edhe pse mund të bëhet fjalë për një hap të parë drejt kryesisë së klubit, preludi i një impenjimi të ardhshëm, të cilin e ka pranuar edhe vetë ai: “Me Xhonin ishim dakord se ishte e rëndësishme të flisnim me ekipin.

Në të kaluarën ishin Avokati dhe Doktori, tani jemi ne: mund të jetë një fillim i ri”. Thelbi vizitës së dy kushërinjve ka qenë ai për të treguar se familja është e bashkuar dhe se Andrea e mbështet plotësisht projektin e Elkan dhe Blank, me të cilin është takur në fillimin e kësaj jave. “Me Blankun, - ka thënë Andrea, - egziston një projket i përcaktuar mirë dhe qëllimi jonë është t’i japim mbështetje maksimale”. Pasi kanë folur me skuadrën dhe me Ferrarën, Elkan dhe Anjeli kanë bërë një deklaratë të përbashkët. “Ishte momenti për t’u bërë urimet lojtarëve dhe stafit teknik dhe për të konfirmuar impenjimin për të arritur objektiva të rëndësishëm, - ka thënë Xhon. - Ka qenë e rëndësishme të vija këtu me Andrean, për të treguar se jemi të bashkuar dhe se e mbështesim plotësisht skuadrën dhe klubin”. Ndërsa, Anjeli ka thënë se: “Jam shumë i kënaqur që kam takuar skuadrën dhe trajnerin bashkë me kushëririn tim Xhon.

Në këtë moment është e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë ndaj ekipit dhe ndaj projektit të klubit. Lojtarëve uk ërkuam një reagim të menjëhershëm në ndeshjen kundër Katanias për të dhënë një sinjal. Më pas që të shkojnë me pushime dhe të relaksohen, sepse duhet të dinë se në kthim i presin tre objektiva dhe të paktën njërin duhet ta arrijnë”. Deklarata të qarta dhe të rëndësishme, që nga njëra anë tregojnë shqetësimin që kanë pronarët për klubin dhe nga ana tjetër konfirmojnë edhe në aspektin e futbollit afrimin midis dy degëve të familjes. Midis “xhiovanianëve” dhe “umbertianëve”, në fakt, mardhëniet nuk kanë qenë gjithmonë të mira.

Edhe në nivel individual paraqitja e fundit në publik ka ndodhur më 7 maj të 2006-ës, kur ka shpërthyer ‘Calciopoli’: Andrea Anjeli ka qenë nw fushë me Xhiraudon, njeri i besuar i babait, me të cilin ka qenë shumë i lidhur, ndërsa kushëriri i tij i deklaronte: “I shpreh mbështetjen time skuadrës dhe trajnerit”, por jo drejtuesve. Praktikisht atë ditë Xhon Elkan ka marrë kontrollin e klubit. Për më shumë se dy vjet marrdhëniet kanë qenë të ftohta. Pavarësisht pasionit të sinqertë Andrea ka qëndruar larg Juventusit, derisa ngjarje brenda familjes kanë bërë të mundur riafrimin midis dy nipave të Avokatit, që për njërin ishte gjysh ndërsa për tjetrin xhaxha.