19 dhjetor 2009

Markizio: Jemi skuadër për titull

Klaudio Markizio beson tek ky Juventus. Mesfushori i ri juventin ka komentuar vizitën e Xhon Elkan dhe Andrea Anjelit në qendrën stërvitore të bardhezinjve: “Ka qenë një tregues se familja Anjeli është gjithmonë afër kësaj skuadre, sidomos në momentet e vështira”. Nesër, në javën e fundit të kampionatit për këtë vit, Juventusi do të përballet me Katanian: “Nuk mund të gabojmë më; duhet të fitojmë kundër Katanias për ta mbyllur në mënyrën e duhur 2009-ën. Ndoshta duhet të kishim menduar më parë për këtë, por eleminimi në Champions ka qenë një godtije e fortë piskologjike për ne”, ka thënë Markizio.