16 dhjetor 2009

Ancelotti: Kujdes nga Aston Villa

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e ka etiketuar Aston Villa si skuadër mjaft të rrezikshme, e cila mund ta thyeje dominimin e deritanishëm të ‘top-katërshes’ në Ligën Premier.
Deri më tani, Aston Villa ka arritur të mposhtë Manchester Unitedin, Chelsean dhe Liverpoolin, ndërsa mban vendin e tretë në tabelë, me pesë pikë më pak se pozita e parë.
“Aston Villa është skuadër mjaft e rrezikshme. Fitoi kundër Chelseat dhe Manchester Unitedit. Mendoj se Martin O'Neill po bën ponë fantastike me këtë skuadër”.
“Ndoshta duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj skuadre, sepse deri më tani askush nuk ka folur për Aston Villan në top-katërsh, por tani duhet të kemi kujdes nga ky ekip”, ka thënë Ancelotti për AP. /