16 dhjetor 2009

Mutu mund ta braktisë Violan në janar

Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, mund të largohet nga skuadra vjollce gjatë afatit kalimtar të janarit.
Njoftimin e ka bërë agjenti i rumunit, Giovanni Becali, në një intervistë për Radio Toscana.
“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për largimin e Mutu në janar”, ka thënë agjenti.
Ekipi më i interesuar për shërbimet e Mutu është Zenit St Petersburg, ndërsa Becali thotë se nuk ka njohuri nëse ekipi rus do të bëjë ndonjë ofertë.