16 dhjetor 2009

Ranieri dëshiron vendin e parë në grup

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, kërkon nga skuadra e tij që ta mbajë vendin e parë në Grupin E, në përfundim të fazës grupore të Europa League.
Giallorossët aktualisht gjenden në krye të grupit të vet, me një pikë më shumë se Baseli (në vend të dytë) dhe dy më shumë se Fulhami (në vend të tretë), ndërsa me fitore kundër CSKA Sofjes në ndeshjen e të mërkurës, kryeqytetasit do ta siguronin pozitën e parë.
“CSKA është një skuadër e mirë, dhe do të dëshirojë ta mbyllë fushatën me një notë pozitive, sikurse edhe ne”.
“Dallimi ndërmjet Ligës së Kampionëve dhe Europa League? Vetëm muzika në fillim të ndeshjes ndryshon, pjesa tjetër është e njëjtë”.
“Duhet të japim më të mirën nga vetja për të vazhduar tutje”, ka thënë Ranieri për Sportal.