23 dhjetor 2009

Amauri del në mbrojtje të klubit

“Po kalojmë një moment të vështirë, por tashmë kjo situatë ka kohë që vazhdon. Me ndërprerjen e kampionatit kemi 20 ditë kohë për të kuptuar se çfarë nuk funksionon”. Amauri ka analizuar krizën e Juventusit, duke marrë edhe përgjigjësitë e tij: “Nuk mund të fajësohet vetëm Ferrara. Ne jemi me trajnerin, trajneri është me ne. Të gjithë duhet të japim diçka më shumë, duke filluar nga ata që flasin”, ka garantuar sulmuesi brazilian. Më pas ka ardhur dhe shfajësimi për dy bashkombasit e tij: “Nuk mund t’i jepet faji as lojtarëve të rinj, Diego dhe Melo. Ndoshta kanë dhënë më pak nga sa pritej në fillim prej tyre, por përgjegjësitë i takojnë të gjithë grupit”, ka përfunduar Amauri.