14 dhjetor 2009

Alejandro Dominguez i Rubin Kazanit në Valencia për teste mjekësore

Sulmuesi Argjentinas Alejandro Dominguez është duke ju nënshtruar testeve mjekësore në Valencia, para transferimit të tij në Janar, gjithnjë sipas ueb sajtit zyrtar të klubit spanjoll.
Testet mjekësore së bashku me nënshkrimin e kontratës janë hapat e fundit para se sulmuesi të kompletoj transferimin e tij në Mestalla.
Klubi dhe lojtari tanimë kanë arritur marveshje verbale, dhe sipas kësaj marveshjeje, 28 vjeçari do të lidhet në Mestalla deri në vitin 2012-2013.
Domingues javë më parë ishte shpallur lojtari më i mirë në Rusi me Rubinin, klubit të cilit ju bashkua nga Zeniti, pas disa periudhave lojë me Quilmes dhe River Platen në vendlindje.