14 dhjetor 2009

Ancelotti përsërit: Nuk do të blejmë në janar

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i bindur se ekipi do të arrijë t’i bëjë ballë mungesës së Didier Drogba, i cili muajin e ardhshëm do të jetë në Kupën Afrikane të Kombeve.
Didier Drogba, i cili është në një formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe një prej më meritorëve për rezultatet e mira të Chelseat, do të udhëtojë me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në muajin e ardhshëm. Por Ancelotti mendon se Chelsea mund të fitojë edhe pa të.
“Besoj se Didier Drogba është shumë i rëndësishëm për ne për momentin, por besoj se ne mund të fitojmë pa të në muajin janar. Për herë të fundit do të them, nuk do të blejmë asnjë në janar, 100%”, ka thënë Ancelotti.
Përveç Drogbas, në Kupën Afrikane do të udhëtojnë edhe Salomon Kalou, Michael Essien dhe John Obi Michel.