23 dhjetor 2009

Ajaxi ushtron training kundër WHC – Kupa Holandeze

Ajax Amsterdam ka shkatërruar,ka demolouar,ka turpëruar i ka mbajtur leksion,ka bërë shaka me ekipin WHC sepse ka shënuar fitore që të lë pa teskt,e kësaj here nuk është rezultati 9-1 si Tottenahmi kundër Wigan,por rezultati është hiç më pak se 14-1.
Në minutën e 18’ dhe 24’ Ajaxi shënon dy gola të shpejtë.Tani vjen seria e mahnitshme e golave.Në minutën e 26’ Aissati trefishon rezultatin,në minutën e 27 Suarez katërfishon rezultatin.Tre minuta më vonë Aissati shënon për 5-0 kurse në minutën e 33’ Suarez i jep golin e gjashtë Ajaxit.
Goli i vetëm që shënoi WHC ishte në minutën e 44’ nga Stel.
Duket se 6 gola e shënuar nuk ishin të mjaftueshme për Ajaxin.Suarez shënon dy gola në shpejtësi në minutat 53’ dhe 59’ kurse një minute më vonë Bosch krijon autogol në portën e WHC.Golin e 10 për ekipin holandez e shënoi Bakircioglu dhe kështu Ajax po luante si në futboll të vogël.
Ankthi për WHC pushoi për disa çaste. – Bakircioglu shënon golin e dytë personal,kurse ende pa filluar mire aksioni – De Zeeuw jep golin e 12 kurse Suarez në minutat 86’,89’ jep dy golat e fundit që përfunduan serine e 14 golave dhe ankthin e WHC.
Duhet të pranojmë se kjo fitore e Ajax ishte një fitore që i lë të gjithë pa tekst.
Qëndroni me LajmeSport.com nëse dëshironi të jeni në ngjarje me Sportin.