24 dhjetor 2009

Ancelotti: Anglia ka gjashtë lojtarë të nivelit botëror

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se futbolli anglez ka gjashtë lojtarë të klasit botëror për momentin.

Ancelotti përmend treshen e ekipit të tij, Frank Lampard, John Terry dhe Ashley Cole, krahas yllit të Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe dyshes së Manchester United, Rio Ferdinand dhe Wayne Rooney.

“Mendoj se Anglia ka gjashtë lojtarë të klasit. Me këtë mendoj në lojtarë të cilët do të mund të luanin në çdo ekip kombëtar. Këtu janë tre lojtarët e mi: Lampard, Terry dhe Ashley Cole. Pastaj është Rio Ferdinand, i cili nuk po kalon kohë të mira tash, por është një mbrojtës i shkëlqyeshëm”.

“Pastaj Gerrard dhe do ta shtoja Rooney-n në këtë po ashtu. Gjashtë është shumë. Do ta keni vështirë të gjeni ndonjë vend tjetër me aq shumë në ekip. Ndoshta Spanja, por Brazili definitivisht nuk i ka gjashtë lojtarë dhe as Italia”, ka thënë Ancelotti