23 dhjetor 2009

Ronaldo mposht Messin

Pas një viti në të cilin Messi morri çdo çmim të mundshëm në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo më në fund mund të festoj pasi që arriti të mposht Argjentinasin në të përditshmen Spanjolle Marca, e cila pohon se Ronaldo është lojtar më i kompletuar se Messi.

Ronaldo ju garantoj se është i sëmurë me virusin Messi. Ai pa Barcelonën LIVE në Olimpico duke ngritur trofeun e Champions League gjashtë muaj më parë, dhe përsëri ishte spectator në Gala mbrëmjen e shpërndarjes së çmimit për futobllistin e vitit nga FIFA.
CR9 definitivisht nuk është mësuar të jetë i dyti.

Sidoqoftë, një studim i të përditshmes sportive Marca (që favorizon Real Madridin) ka nxjerrur në pah Ronaldon si lojtarë më të kompletuar, duke fituar 6 nga 8 kategoritë përkatëse.

Duke e krahasuar vendimin mes këtyre dy lojtarëve si një zgjidhje të vështirë që sipas Marca është “ të zgjedhësh mes nënës dhe babait”, Marca vjen në përfundim se forma e dobët e Messit me Argjentinën ka bërë që ai të jetë pas Ronaldos që sipas këtij studimi ai luan njëjtë në cilin do ambient.

Këto janë kategoritë dhe rezultatet e Marca

Loja kolektive
Cristiano Ronaldo 7
Messi 8

Teknika individuale
Cristiano Ronaldo 9
Messi 9

Fizikaliteti ( fiziku – trupi )
Cristiano Ronaldo 10
Messi 7

Ritmi
Cristiano Ronaldo 9
Messi 8

Driblime
Cristiano Ronaldo 8
Messi 10

Pasime
Cristiano Ronaldo 9
Messi 9

Loja mentale (mendore)
Cristiano Ronaldo 9
Messi 7

Lidershipi – Udhëheqësi – lideri në fushë
Cristiano Ronaldo 9
Messi 7

Goditje të lira dhe Penalti
Cristiano Ronaldo 9
Messi 7