21 janar 2011

Të Hënën Barzagli zyrtarisht në Juventus

E Hëna mund të jetë dita e Andrea Barzaglit në Torino, pasi Italiani me rikthimin e Friedrich nga lëndimi nuk e ka hapësirën e duhur tek formacioni i Wolfsburgut.

Ish lojtari i Palermos do të jetë transferimi i dytë i Juventusit, dhe pse spekulohej se është kthyer kah Zaccardo i Parmas.

Agjenti i tijë Orlandini është në Gjermani për të bërë marrëveshjen me Wolfsburgin, sipas Sky Sports dhe marrëveshja mund të arrihet në më pak se 1 milion Euro pasi që lojtari është pa kontratë në fund të këtijë stinori.