18 janar 2011

Sampdoria - Juventus: Situata Disiplinore

Për ndeshjen Sampdoria-Juventus, e planifikuar për të dielën pasdite, vetëm Felipe Melo është i skualifikuar.
Braziliani do të mëngojë edhe për të tretën herë dhe të fundit, për tu rikthyer në ndeshjen kundër Udineses.
Rrezikojnë skualifikimin Sorensen dhe Grygera.
Nuk ka të skualifikuar te Sampdoria. Mister Di Carlo do të mund të llogarisë në Gastaldello dhe Lucchini, të cilët rikthehen nga skualifikimi.