Felipe Melo tanimë idoli i fansave Juventin për paraqitjet e shkëlqyera dhe luftën e tijë për çdo top në mesfush duke bërë që të shëndrrohet në një prej të preferuarëve nga lojtarët e Juves, pasi që ai ishte një nga më të urryerit prej fansave.
“Gjatë pushimeve isha në pushime në Brazil me familjen time. Ishte pak ‘ftohtë’ por… ishte vetëm 40 shkallë Celcius… Sinqerisht i kam ‘mbushur bateritë’ dhe jam gati për të fituar.”
Melo pjesërisht është i kënaqur me vitin 2010 edhe pse nuk pati ndonjë pjesmarrje për t’u mbajtur në mend tek Kupa Botërore ai tha: “Pasi luajta në Kupën Botërore jo edhe aq mirë, jam i lumtur që i’u ktheva nivelit tim të lojës. Një herë mendova se pas një sezoni katastrof nuk mund t’i rifitoja prapë shokët dhe fansat. Kjo ishte një sfidë për mua dhe jam më i lumturi në botë që e kalova këtë, jam shum i lumtur që jam një prej ‘idolëve’ të fansave Biankonerë. Në këtë ekipë kemi shpirt të madh luftues, kualitet të lartë dhe gjithçka që na nevoitet për të fituar.”
Ai gjithashtu foli edhe për dy sfidat e fundit këtë gjysmë-sezon të Juves: “Mund të them se kemi një start të mirë të sezonit pasi që njëherë kemi ndeshjen me Parman të cilën mund t’a fitojmë edhe nëse është pakëz e vështirë, pastaj do t’a kemi atë kundër Napolit e cila do të jetë ndeshje direkt për vendet e larta në tabel. Gjersa qëllimi im i parë është të vazhdoj të përmirsohem dhe të luaj mir me ekipin tim, pastaj normalisht të zë një vend në kombëtare.” përfundon mesfushori Brazilian.