19 tetor 2010

Mancini e do edhe Felipe Melon

Mancini kërkon Felipe Melon, mund të ndoshë ndrrimi me Adebayor.

Manchester City nuk e ka ndërmend të heq dorë nga përforcimet. Ylli i Juventusit, Filipo Melo është objektivi i radhës nga skuadra e Citizens. Sipas mediave në ishull skuadra e City-t është e gatshme t’i ofroj 15 milionë euro për brazilianin. Melo që aktualisht luan te Juve, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Lecces që Juventusi e fitoj me rezultat 4:0.

Ndërsa spekulimet e fundit të mediave angleze shkruajn se në qoft se Juventus nuk pranon shitjen e Brazilianit, Felipe Melo, atëherë Man City do të bëjë përpjekjen tjetër, për ndrrim kokë më kokë me Adebayor. Për shkak se Juventus janë në kërkim të një sulmuesi të klasit botërorë.

Nga Beslind Dragusha