Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, ka mohuar se ai është duke dashur një transferim te Juventus.
Gilardino sapo ka angazhuar si agjent Beppe Bozzo, i cili kishte sjellë në Torino lojtarët si Fabio Grosso, Marco Motta dhe Fabio Quagliarella në 18 muajt e kaluar.
“I kam ndërprerë raportet e mia profesionale me agjentin e FIFA, Marcello Bonetto, por për momentin nuk kam nënshkruar asnjë marrëveshje me ndonjë agjent tjetër”.
“Po ashtu dua të them se jam krejtësisht i përqendruar në ndeshjet e ardhshme dhe në sezonin tonë. Kam kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2013 dhe synoj ta respektoj këtë”, ka thënë Gilardino.