26 tetor 2010

Ibrahimovic: Rradhën e ka Juventusi

“Fitorja ndaj Napolit na ka ndihmuar që të përgatitemi sa më mirë për sfidën me Juventusin.Jemi të motivuar në prag të asaj sfide” tha Ibrahimovic

Milani realizoi fitore në duel me Napolin, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 8-të në Serie A, me golat e shënuar nga Robinho dhe Zlatan Ibrahimovic dhe tashmë e pret me entuziazëm derbin e madh kundër Juventusit, që zhvillohet të shtunën.

Sulmuesi suedez me origjinë boshnjake në radhët e Milanit, Zlatan Ibrahimovic është shprehur i lumtur për arkëtimin e tre pikëve në Napoli. “Ne jemi një skuadër e shkëlqyer dhe këtë e dëshmuam edhe me fitoren e realizuar në Napoli. Natyrisht qe fakti që patëm epërsi numerike në fushë ndaj kundërshtarit na ndihmojë të arrijmë deri te suksesi, por ne kaluam në epërsi edhe atëherë kur numri i futbollistëve ishte i barabartë”, ka theksuar Ibrahimovic.


Ndërkaq sa i përket brazilianit Robinho, i cili luajti si titullar Ibra u shpreh: “Ai shënoi një gol të shkëlqyer dhe tregoi se ka filluar të njihet me futbollin italian. Transferimi i tij ka qenë një lëvizje shumë pozitive e drejtuesve të klubit. Derbi me Juventusin? Fitorja ndaj Napolit na ka ndihmuar që të përgatitemi sa më mirë për sfidën me Juventusin. Jemi të motivuar në prag të asaj sfide”. Ibrahimovic ka shënuar tre gola në rrjedhën e deritanishme të kampionatit në Serie A.