29 tetor 2010

Allegri: Ndeshja ndaj Juves do të jetë e vështirë


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri thotë se ndeshja derbi e vikendit kundër Juventusit do të jetë një ndeshje e vështirë për Rossnerët.


Allegri do të ketë disa ditë të vështira, pasi pas ndeshjes ndaj Juventusit, do të duhet të përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam menduar për ndeshjen me Real Madridin. Ne shkojmë ndeshje pas ndeshje, ka kohë për Madridin. Ndeshja kundër Juventusit do të jetë e vështirë për ne, por ne duhet të luajmë mirë.

Do të jetë një ndeshje intensive”.

“Nuk kam menduar për formacionin, ia kemi dalë mirë. Çdokush po vrapon, por ka ende për t’u përmirësuar. Çdokush duhet të ketë ambicie”, ka thënë Allegri