28 tetor 2010

Moratti: Scudetto e 2006 i takon Interit, jo Juves

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ia ka bërë edhe njëherë të qartë homologut të tij te Juventusi, Andrea Agnelli, se kot është duke luftuar nëpër gjykata për Scudetton e vitit 2006, pasi që sipas bosit Nerazzur, ajo u takon kaltër e zinjve.


“Ne ndjejmë se Scudetto e vitit 2006 është e jona dhe unë absolutisht e kam po të njejtën ndjenjë”.

“Siç duket gjithnjë ka të atillë që dëshirojnë të na destabilizojnë. Agnelli? Ai ka të drejtë ta mbrojë ekipin e tij”, deklaroi Moratti për La Gazzetta dello Sport.