19 tetor 2010

Calciopoli, Moggi: përgjimet e lidhura me Interin, pse nuk u morën parasyshë në 2006?

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se ka shumë telefonata që janë shumë të qarta dhe serioze.

Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit Luciano Moggi, në një programi televiziv “Moggi, Sot dhe Nesër” të transmetuar në Sky, komentoi për xhiron e shtatë të Serie A, edhe në procesin e Calciopolit, të Napoli që po zhvillohet këto javët e fundit.

Kush thotë “Vendos Abete” nuk është relevantë, Giancarlo Abete është President i FIGC. Skandali i vërtetë nuk është më denimi i njëanshëm i Juventusit, por pse nuk u moren në vitin 2006 parasyshë këto fakte? Pse tani konsiderohen si fakte dhe prova të plota? çfarë ndodhi tani? Ne duam shpjegime për këto gjëra. Ata moren parasyshë vetëm provat e ofruara nga Inter, Provat tona u refuzuan. Sepse kishte telefonatë që implikon Abete-n, Bergamo-n (Disenjator i Referëve) dhe Facchetti-in (President i Interit) në lidhje me këtë aferë.

Tani, megjithatë ka fakte, këto janë bërë të ditura në të gjitha rrjetet botërore. Bertini tha një gjë se Facchetti na vizitonte dhe na bënte presion para dhe gjat ndeshjeve edhe kur nuk luante Inter. Skandali i vërtetë është, sepse këto përgjimet kanë dalë në dritë të diellit tani. Pse nuk u përfillën atëherë? Dua përgjegjje, kështu e përmbylli Moggi analizën rreth Calciopolit.

Nga Beslind Dragusha