“Përgjithmonë Juve”. Ky është objektivi i Klaudio Markizios që nuk e ka zgjedhur akoma menaxherin e tij të ri dhe ka preferuar të përqendrohet tek e tashmja dhe jo tek e ardhmja: “Për kontratën ka kohë, - ka shpjeguar ai. - Tani dua të përpiqem të fitoj diçka, sepse jemi të fortë dhe duhet të rikthehemi në nivelet që kemi qenë para ‘Calciopoli’-t”.
Mesfusha është një nga pikat më të forta të Juventusit: “Por edhe sulmi është i fortë dhe në mbrojtje po përmirësohemi. Dhe në “San Siro”, pavarësisht mungesave dhe momentit të mirë, që po kalon Milani dhe Robinjo, do të kërkojmë ta tregojmë këtë”. Në fund dy fjalë në lidhje me “Topin e Artë”: “Shpresoj që italiani i ardhshëm që do ta fitojë të jetë Baloteli”, ka thënë Markizio.