30 tetor 2010

Juve hesht San Siron, Del Piero thyen rekordin


Juventusi ka bërë befasinë duke mposhtur me rezultat 2-1 rivalin e vjetër, Milanin, në midis të San Siro, derisa Alessandro Del Piero është bërë golashënuesi më i mirë i klubit i të gjitha kohërave në Serie A.


Ekipi vendas filloi ndeshjen me një ritëm më të rrufeshëm, por Fabio Quagliarella heshti publikun e mbledhur në San Siro me një gol të përkryer me kokë pas 24 minutash lojë.

Goli hutoi ekipin vendas para se Del Piero të shënojë një gol tjetër në pjesën e dytë (65’) për të shtangur krejtësisht Rossonerët dhe për të tejkaluar legjendarin Giampiero Boniperti dhe të çojë në 179 numrin e golave për Juven në kampionat.

Përforcimi i verës për Milanin, Zlatan Ibrahimovic, shënoi një gol të vonshëm, të parin kundër ish-klubit të tij, por kjo nuk i mjaftoi ekipit të trajnerit Massimilliano Allegri të nxjerrë ndonjë pikë nga kjo sfidë.

Me tre pikët e reja, Juve ngec vetëm dy pikë prapa Milanit, që mban pozitën e tretë. Lideri i tabelës, Lazio të dielën viziton Palermon, derisa i dyti në tabelë, Interi, mbrëmë fitoi me rezultat minimal, 1-0, ndaj Genoas.