Milani mund të detyrohet që të mos llogarisë në shërbimet e Ronaldinhos dhe Gianluca Zamborttas, për sfidën ndaj Juventusit që zhvillohet të shtunën, pasi që dy lojtarët Rossoner janë të lënduar.
Milannews.it njofton se të dy futbollistët janë stërvitur në mënyrë të posaçme, duke vënë në dyshim paraqitjen e tyre ndaj Juventusit.
Thiago Silva është riaftësuar ndërsa Robinho pritet të luajë në vend të Ronaldinhos.