26 tetor 2010

Juve dhe Milani interesohen për Rausch

Sipas shtypit gjerman, edhe Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Hannoverit, Konstantin Rausch.
Por për të fituar shërbimet e tij bianconerët duhet të mposhtin konkurrencën, pasi që për shërbimet e 20 vjeçarit janë të interesuara edhe disa skuadra tjera.
Në veçanti Milani vazhdon të jetë konkretisht i interesuar në lojtarin, i cili vlen 3 milion euro.