“Pas superioritetit numerik mund ta kishim menaxhuar më mirë situatën, por në fund ka ardhur një fitore e rëndësishme, deri në minutën e fundit kam patur në mendje ndeshjen e vitit të kaluar. Kemi për detyrë të luftojmë për titullin”, ka thënë drejtuesi kuqezi Adriano Galiani në lidhje me ndeshjen e fituar nga Milani të hënën në mbrëmje.
“Krasiç? E keni parë se çfarë ka bërë Odo me Napolin? Dy asiste të mrekullueshëm, ka qenë fantastik. Në vendin e Krasiçit do të luajë dikush tjetër, kjo çështje nuk ka lidhje me ne”, ka shtuar administratori i deleguar i “Djallit”.