
Mbrojtësi kuqezi ka folur edhe për çështjen e Krasiçit: “Ka një gjyqtar që vendos. Por, rregulli duhet të vlejë për të gjithë: edhe për lojtarët e Milanit, nëse do të jenë protagonistë të një episodi të ngjashëm”. Në lidhje me Juventusin: “Pas “Calcipoli”-t po ringrihet, dhe nuk është e lehtë. Humbjet, ekonomike dhe teknike, kanë qenë shumë të mëdha. Këtë vit kanë blerë shumë lojtarë të aftë. Do të rikthehet të fitojë.
Në fushën e lojës drejtuesit nuk kanë rëndësi. Por këto personazhe më pëlqejnë, po bëjnë një punë të madhe”. Rreziku numër një në “Meaca” do të jetë gjithmonë veterani Del Piero: “Do të përballem për të disatën herë me të me kënaqësi. Më pëlqen fakti që ai është akoma protagonist, e njoh prej kohësh, si kundërshtar dhe si shok. Eshtë një djalë që më pëlqen dhe që ka ditur të marrë përgjegjësitë e tij”, ka përfunduar Nesta.