Giovinco flet për ish skuadrën e tij, dhe për kapitenin Alessandro Del Piero.
"Tek Parma ndjej më shumë përgjegjësi! Po ashtu si të gjithë, edhe unë kam nevojë për të luajtur sa më shumë dhe ky mund të jetë vërtetë viti im.
A mendoj për Juven? Fare... Kjo është e tashmja ime dhe dua të mendoj vetëm për Parmën. Gjithqka tjetër nuk ka rëndësi. A më ka kontaktuar Del Piero? Jo,nuk më ka telefonuar. Pastaj, nuk është se kur isha në Torino ai më telefononte, dhe duhet ta bëjë një gjë të tillë edhe tani. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë kundrejt meje, për një stafetë të mundshme mes meje dhe tij. Mbase kjo vjen ngaqë une nuk i pelqej!" tha Giovinco.