Antonio Cassano raportohet se ka përkeqësuar edhe më shumë raportet me Sampdorian pasi ka injoruar presidentin Riccardo Garrone.
Garrone i kishte kërkuar Cassanos ta shoqërojë atë gjatë të martës në një darkë që zhvillohej për nder të tij, ku lojtari duhej të pranonte një shpërblim. Cassano duket se ka refuzuar dhe Garrone është detyruar të shkojë i vetëm dhe ka kërkuar falje për mungesën e lojtarit, diçka që i ka shkaktuar atij një turpërim të madh.
Garrone më pas kishte arritur në kampin stërvitor të Bogliasco për të dëgjuar kërkim falje nga Cassano, por kjo nuk ka qenë bindëse. Cassano tash është lënë jashtë formacioni nga trajneri Domenico Di Carlo për udhëtimin e të dielës te Cessena.
Mediat italiane menjëherë kanë filluar ta lidhin atë me një largim, ku në mesin e të interesuarve përmendin edhe tre gjigantët Inter, Milan dhe Juventus.
Cassano njihet për gjaknxehtësinë e tij e cila edhe në të kaluarën i ka shkaktuar atij probleme me trajnerët dhe drejtuesit e klubeve.