28 tetor 2010

Serie A – Më të mirët e javës së tetë

Java e tetë në Serie A ishte plot rezultate interesante dhe paraqitje mjaft të mira nga lojtarë të cilët më parë nuk janë shfaqur në shesh, ndërsa jo të gjithë favoritët arritën t’i fitojnë ndeshjet e tyre.

Juventusi u ndal në një barazim pa gola te Bologna, që ishte dhe befasia e kësaj jave, ndërsa Lazio ka mbajtur kreun me fitoren ndaj Cagliarit.

Interi barazoi poashtu me Sampdorian në Meazza, ku shkëlqeu Coutinho, por në nje ndeshje që përfundoi remi. Milani nga ana tjetër u tregua solid ndaj Napolit, duke mos lënë që të mposhtet nga napolitanët, të cilët ishin fare pranë për t’ua marrë një pikë kuq e zinjve. Roma nga ana tjetër zhgënjeu përsëri me një barazim pa gola ndaj Parmës.

Formacioni më i mirë i javës së tetë në Serie A (4-2-2-2):

Portier: Christian Abbiati (Milan)

Mbrojtësit: Massimo Oddo (Milan), Lucio (Inter), Andre Dias (Lazio), Daniele Portanova (Bologna).

Mesfushorët: Marco Rossi (Genoa), Alberto Aquilani (Juventus), Philippe Coutinho (Inter), Ezequiel Lavezzi (Napoli).

Sulmuesit: Sergio Floccari (Lazio), Robinho (Milan).
Abbiati

Oddo – Lucio – Dias – Portanova

Rossi – Aquilani

Coutinho Lavezzi

Floccari – Robinho