Një Juventus me shumë mungesa do të paraqitet të shtunën në mbrëmje në Meazza kundër Milanit.
Dëmtimi i Iaquintas dhe Amaurit, pa harruar skualifikimin e Milos Krasiç, do ta detyrojë Del Nerin të zgjedhë formacion krejtësisht ndryshe nga ai që e përdor. Në sulm do të ketë hapsirë për dyshen Quagliarella, Del Piero, dhe nuk përjashtohet mundësia që Juve të luaj pa mesfushorë krahu.
Del Neri, duke parë mungesën e Krasic, dhe paraqitjet e Pepes, mund të zgjedhë skemën 4-3-1-2, me Aquilanin në pozicionin e mesfushorit të avancuar dhe Marchisio, Felipe Melo dhe Sisoko para mbrojtjes. Një alternativë absolutisht e re që do të provohet nga trajneri bardhezi në stërvitjet e fundit para sfidës kundër Milanit.
Formacioni që parashihet do të jetë ky:
Storari
Motta, Bonucci, Chiellini, De Ceglie
Sissoko, Melo, Marchisio
Aquilani
Quagliarella, Del Piero